Deputeti i opozitës së re: Koha të nxjerrim jashtë lojë ata që kanë marrë peng vendin

Publikuar tek: politike, më 20:28 18-10-2019 Deputeti i opozitës së re: Koha të nxjerrim jashtë lojë ata që kanë marrë peng vendin Foto ilustruese

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen për të marrë fatet e vendit në dorë, që sipas tij tashmë janë marrë peng nga politikanë dhe oligarkë.

Gjoni thotë se ata duhet të nxirren jashtë loje, dhe sipas tij këtë do e bëjnë sistemet e reja të drejtësisë SPAK dhe BKH.

Reagimi i plotë:

Zgjohuni shqiptarë

Përtej lajthitjes infantile të Presidentit Macron, (shokut të Ramës ea të holandezëve), mos-hapja e negociatave për anëtarësim në BE tregon qartazi se Shqipëria nuk është palë negociuese serioze, por përfaqësohet paturpësisht nga një tufë e qullur njerëzish inkompetentë që vetëm kërkojnë e trokasin si lypsarë të pashpresë në dyert e mbyllura të Evropës. Në mungesë të dorëheqjes së kryeministrit, më e pakta që nevojitet sot është dorëheqja e ministrit të jashtëm për këtë dështim të përsëritur. Mos të harrojmë për asnjë çast se përgjegjësi historike për këtë refuzim katastrofik kronik ka e gjithë kasta e korruptuar politike që sot fërkon duart nga gëzimi, bashkë me oligarkët e saj që nuk kanë dashur e nuk duan kurrë negociata. Tani është koha për reflektim. Koha për t’u organizuar bashkarisht me shoqërinë civile e me popullin për t’i detyruar ata që kanë marrë peng të ardhmen tonë, të dalin jashtë loje. Kjo do të bëhet përmes SPAK & BKH, me ndihmën e partnerëve amerikanë e me reformimin total të të gjitha hallkave të sistemit zgjedhor. Sot fillon beteja historike e popullit shqiptar, nga ku buron edhe detyrimi ynë në parlament për të mos i lënë më kurrë rehat ‘ata’. Shtëpinë tonë duhet t’a bëjmë vetë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022991895675659
array(1) { ["section"]=> string(91) "deputeti-i-opozites-se-re-koha-te-nxjerrim-jashte-loje-ata-qe-kane-marre-peng-vendin-182629" }