Deputeti i PD nxjerr dokumentat: Dy Kumbarët po nxitojnë sot të ekzekutojnë historinë e teatrit! Duam takim urgjent me ministren

Publikuar tek: politike, më 15:52 12-03-2018 Deputeti i PD nxjerr dokumentat: Dy Kumbarët po nxitojnë sot të ekzekutojnë historinë e teatrit! Duam takim urgjent me ministren Luçiano Boçi, deputet i PD

Pasi Rama njoftoi se sot pasdite në orën 17:00 do të prezantojë projektin e ri të Teatrit Kombëtar, është deputeti i PD Luçiano Boçi, i cili akuzon kryeministrin dhe ministren e kulturës se do të ekzekutojnë historinë e teatrit dhe të varrosin gjurmët e falsifikimit të dikurshëm.

Ai ndërkohë paraqet dhe dokumentat e kohës kur Rama ishte minister kulture ku sipas tij e nxori teatrin për bingo. Ai bën me dije se ka kërkuar me urgjencë seancë dëgjimore me ministren Kumbaro, kërkesë e cila është refuzuar.

“Po nxitojnë sot të ekzekutojnë historinë e teatrit dhe të varrosin gjurmët e falsifikimit të dikurshëm, sikurse të fitojnë si përherë para dhe vetëm para.
Normal i duhet që të tërheqin dhe vëmendjen nga kokaina e krimi galopant e korrupsioni pa mbarim. Kanë një “projekt” fillestar, prapa të cilit qëndron e vërteta e kullave shumëkatëshe, të cilat jo vetëm do kafshojnë sipërfaqen e teatrit, duke i marrë atij gjysmën, gati 3000 m2, por do t’i marrin atij dhe frymën.”-shprehet Boçi.

Ai thotë gjithashtu se pushtuesit kanabistë shqiptarë, po shembin historinë për të ngritur mitin e estetikës “së re” anti-histori.

Reagimi i plotë:

DY KUMBARË (KAMBERË) NË NJË DERË

Njëri kumbari i ndërtimeve dhe i tonelatave të drogës dhe tjetra kumbarja e kulturës.
Kanë planifikuar të prezantojnë sot me nxitim në 17.00 një projekt fantazëm, të përcaktuar pa konkurim, pa transparencë për një Teatër të ri, duke prishur Tearin Kombëtar ekzistues, para aktorëve të zgjedhur me gisht dhe jo me trupën apo sindikatat e artistëve.
Po nxitojnë sot të ekzekutojnë historinë e teatrit dhe të varrosin gjurmët e falsifikimit të dikurshëm, sikurse të fitojnë si përherë para dhe vetëm para.
Normal i duhet që të tërheqin dhe vëmendjen nga kokaina e krimi galopant e korrupsioni pa mbarim.
Kanë një “projekt” fillestar, prapa të cilit qëndron e vërteta e kullave shumëkatëshe, të cilat jo vetëm do kafshojnë sipërfaqen e Teatrit, duke i marrë atij gjysmën, gati 3000 m2, por do t’i marrin atij dhe frymën.
E cuditshme kjo: 
Musolinianët (sipas emërtimit që i dha Ministrja arsyes së prishjes) e ndërtuan Teatrin Kombëtar, duke i iniciuar atij historinë, 
Ndërsa pushtuesit kanabistë shqiptarë, anti më saktë, po shembin historinë për të ngritur mitin e estetikës “së re” anti histori.
Sot kemi kërkuar thirrjen me urgjencë të Ministres në komision për të gjitha këto lojëra me Teatrin.
Por si gjithmonë ajo “nuk ka kohë”.
Për transparencë poshtë:
1. Fotot e falsifikimit të Ramës, kur e dha teatrin për bingo, kur ishte Ministër Kulture, duke fshehur 75 m2 dhe shkaktuar një dëm 100.000 $, shumë kjo e madhe për atë kohë. Për këtë duhet të shkojë me këmbët e veta në prokurori.
2. Foto e përgjigjes së Kumbaros më 16.02.2017 ku shkruan qartë që nuk ka as studim e as projekt, por që sot me papërgjegjshmëri po e nxjerr si “As nën mëngë”.
3. Foto e kërkesës sonë për seancë dëgjimore urgjente sot me Ministren, të cilën e ka refuzuar.

 

4.jpg

5.jpg

2_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FINANCIMI RUS, Basha: Mjegullnajë për të mbuluar dy fakte (PARALAJMËRIMI QË I JEP RAMËS)
“Vettingu me urgjencë, ekonomia shqiptare në kolaps”, Vasili jep alarmin »
Article Logic
Execution time: 0.0078411102294922
array(1) { ["section"]=> string(133) "deputeti-i-pd-nxjerr-dokumentat-dy-kumbaret-po-nxitojne-sot-te-ekzekutojne-historine-e-teatrit-duam-takim-urgjent-me-ministren-113019" }