Deputeti i PD-së i përgjigjet zërave brenda partisë: Nuk rrëzohet Rama duke kërkuar heqjen e Bashës

Publikuar tek: politike, më 20:45 22-04-2018 Deputeti i PD-së i përgjigjet zërave brenda partisë: Nuk rrëzohet Rama duke kërkuar heqjen e Bashës

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka dhënë një mesazh për të gjithë kundërshtarët e Lulzim Bashës brenda strukturave të kësaj force politike.

I ftuar mbrëmjen e sotme në Ora News, Boçi shprehet duke theksuar faktin se rrëzimi i Ramës nga qeveria nuk vjen duke kërkuar heqjen e Bashës si kryetar i PD-së në çdo postim Facebook-u.

"Debatet mua më duken pak të ekzagjeruara në këtë pikë sepse iniciojmë një betejë politike dhe inicimi i betejës politike ka një qëllim fundor, rrëzimin e Ramës. Rrëzimi i Ramës nuk mund të bëhet duke gjuajtur nga frëngjitë e politikës apo të Facebook-ut çdo moment Lulzim Bashën apo kryetarin e PD. Partitë politike në Shqipëri nuk e kanë atë luksin që njëherë në  4 vite të zgjedhin një lider të ri. Lideri ka një rrugëtim të tij, që mund të ketë një seri suksesesh, por mund të ketë brenda tyre dhe ulje dhe ngritje dhe dështime dhe kjo është pjekje e liderit. Pra nuk mund të djegim figura duke vendosur nene absurde në një statut që ne e hartojmë për të fituar zgjedhje", është shprehur ai

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Personat që përjashtohen nga kryesia e PD-së, nga Flamur Noka tek Tritan Shehu (LISTA E EMRAVE)
“Të gjej punë për 24 orë” Ja çfarë ndodhi me lushnjarin që Rama i bëri premtim live (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011971950531006
array(1) { ["section"]=> string(105) "deputeti-i-pd-se-i-pergjigjet-zerave-brenda-partise-nuk-rrezohet-rama-duke-kerkuar-heqjen-e-bashes-117898" }