Deputeti i PD-së sulmon akademikun Rexhep Qosja

Publikuar tek: politike, më 21:17 05-01-2018 Deputeti i PD-së sulmon akademikun Rexhep Qosja

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, përmes një statusi në Facebook, sulmon akademikun Rexhep Qosja, të cili e quan nostalgjik të marksizëm-leninizmit.

Sulmi ndaj akademikut nga Kosova vjen pas deklaratave të tij ku shprehej se Saimir Tahiri nuk duhet gjykuar deri në përfundim të hetimeve.

Ja çfarë shkruan Shehaj:

Rexhep Qosja nuk e pranon dot që socialistët janë marrë me trafik droge. Nuk sheh as përgjimet e Antimafias, as Audi-n, as radarët që fiken.. dhe bëhet vegël e qeveritarëve Narkosocialist.

Rama, pasi e mbrojti Tahirin me Imunitet, me një pjesë të mediave (me para ose presion) dhe me Kryeprokuroren, tani u la radhën intelektualëve nostalgjikë të marksizëm-leninizmit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011960029602051
array(1) { ["section"]=> string(54) "deputeti-i-pd-se-sulmon-akademikun-rexhep-qosja-105572" }