Deputeti i PD “shkrihet gazit” me lajmin e Top Channel: Mos vdekshi kurrë, më nxorrët mallin e RTSH-së (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:32 24-09-2017 Deputeti i PD “shkrihet gazit” me lajmin e Top Channel: Mos vdekshi kurrë, më nxorrët mallin e RTSH-së (FOTO)

Deputeti i Partisë Demokratike nuk e ka fshehur mënyrën se si e ka përjetuar një lajm të Top Channel, lidhur me takimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha me partinë holandeze CDA.

Përmes një postimi në facebook, deputeti Gent Strazimiri ironizon titullin që ka preferuar t’i vendosë shkrimit për këtë takim website i Top Channel, duke e cilësuar CDA partinë e “vizave”.

“Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahha "partia e vizave"....! Ka vetëm një problem të voooooooogël fare shoqe dhe shokë të propagandës së Partisë:
Në Holandën kapitaliste ndryshe nga atdheu ynë socialist, partia që qeveris është një gjë, policia është gjë krejt tjetër dhe nuk merr urdhra as nga "partia" e as nga "lideri"....
Dmth: partia që qeveris nuk sjell tepelensit e vet në polici sa herë ka rotacion...
P.S. Mos vdeksh kurrë o Top Channel, më nxorre mallin e RTSH-së së 1984, në kohën e shokut Virgjil Kule!!!!!”, shkruan Strazimiri.

Në këtë takim, të zbardhur nga zyra e shtypit të PD thuhet se në fokus të diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe asistenca ndaj Partisë Demokratike me qëllim forcimin e aksionit opozitar dhe alternativës e ofertës së Partisë Demokratike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

 

geen.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.076991081237793
array(1) { ["section"]=> string(109) "deputeti-i-pd-shkrihet-gazit-me-lajmin-e-top-channel-mos-vdekshi-kurre-me-nxorret-mallin-e-rtsh-se-foto-93500" }