Deputeti i PD zbulon skenarin në Parlament: Është e papranueshme që simboli i komunizmit të bëhet ministër

Publikuar tek: politike, më 21:49 05-09-2017 Deputeti i PD zbulon skenarin në Parlament: Është e papranueshme që simboli i komunizmit të bëhet ministër

Pas vendimit të kryeministrit Rama për të vendosur në krye të parlamentit Gramoz Ruçin dhe si ministër të Brendshëm Fatmir Xhafajn, PD ka paralajmëruar kundërshti të forta.

Në këtë linjë ka qendruar edhe deputeti i Partisë Demokratike për Elbasanin Luçiano Boçi. Gjatë një interviste në televizionin “Ora news”, Boçi u shpreh se është e papranueshme që simboli i komunizmit të bëhet ministër  brendshëm.

Më tej ai foli edhe për aksionin që po planifikon PD për të ndaluar mandatimin e Ruçit dhe Xhafajt.

“Për mua është e papranueshme që ministri simbol i diktaturës, mbrojtes i simboleve të diktaturës të jetë mbrojtësi i fjalës së lirë për të cilën brezi im ka luftuar, shqiptarët kanë luftuar dhe për të cilën ne do jemi në parlament për ta shpërthyer fjalën e lirë jo për ta thënë fjalën e lire. Ne nuk mund ta suportojmë që ata që mbronin bustet e diktaturës të hiqen sot si engjëjt e mbrojtjes së fjalës së lire”, u shpreh Boçi.

Deputeti Boçi nuk foli për një skenar, por për një organizim të PD i cili tha se veprimi bllokues lind natyrshëm ndaj simboleve të komunizmit, duke iu referuar këtu Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafës.

“Veprimi bllokues në radhë të parë është një veprim që lind natyrshëm, instiktiv ndaj simboleve të diktaturës që sot marrin funksione publike dhe jo domosdoshmërisht ne duhet të paraqesim këtu një skenar dhe nëse ka një organizim, jo një skenar, unë do të thoja që t’ia lëmë kuriozitetin ditës së zhvillimit të seancës pasi kuriozitetet zhvillohen më shumë kur i përjeton sesa kur i paraflet. Por beteja jonë për simbolet e komunizmit të mishëruara në emra të caktuara në funksione publike, ku ne kemi kërkuar vazhdimisht nëpërmjet ligjeve që kemi propozuar që mos ishin në funksione të larta as politike, as ekzekutive dhe as ligjvënese do të jetë një betejë që nuk do përfundojë në ditën e parë të Parlamentit por do të jetë një betejë që do të vazhdojë gjatë gjithë seancave të këtij Parlamenti”, tha Luçiano Boçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086591243743896
array(1) { ["section"]=> string(111) "deputeti-i-pd-zbulon-skenarin-ne-parlament-eshte-e-papranueshme-qe-simboli-i-komunizmit-te-behet-minister-91278" }