Deputeti i PDK-së iu vërsul Vjosa Osmanit, reagon SHBA dhe BE: Dënojmë kërcënimin fizik, e papranueshme dhuna ndaj një gruaje

Publikuar tek: rajon, më 14:31 11-07-2020 Deputeti i PDK-së iu vërsul Vjosa Osmanit, reagon SHBA dhe BE: Dënojmë kërcënimin fizik, e papranueshme dhuna ndaj një gruaje

Vjosa Osmani në një reagim pas mesante ka shkruar se ka bërë kallëzim në Polici për deputetin Xhavit Ukaj, pasi e ka fyer me fjalor banal dhe e ka kërcënuar fizikisht. Ndaj kësaj ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ata janë shprehur se e dënojnë kërcënimin fizik ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Me anë të një postimi në twitter, ambasada amerikane shkruan se kuvendi po humb kohë duke u marrë me sulme personal, ndërsa nuk po mbajnë përgjegjësi për të zgjidhur krizën ekonomike dhe atë politike.

“Dy muaj më parë, ne u bëmë thirrje të gjitha palëve të ulin retorikën e politizuar dhe të bashkohen për të zgjidhur krizat ekonomike dhe shëndetësore. Kuvendi ka humbur kohë në shpërqendrime dhe sulme personale në vend që të kryejë përgjegjësitë e tij. Njerëzit e Kosovës meritojnë më mirë,” shkruan ambasada e SHBA në Prishtinë.

Ndërkaq, ka reaguar edhe shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova. Me anë të një postimi në Twiter ajo shkruan se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

“Kuvendit të Kosovës i duhet një punë konstruktive që të përballet me sfida serioze përpara. Të gjithë duhet të angazhohen për një konsensus politik dhe të përmbahen nga dhuna, e cila nuk ka vend në shoqëritë demokratike, veçanërisht kundër një gruaje -Kryetareni Kuvendit,” shkruan ajo.

 

Screenshot_13.pngScreenshot_12.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010601997375488
array(1) { ["section"]=> string(128) "deputeti-i-pdk-se-kercenoi-vjosa-osmanin-reagon-shba-dhe-be-denojme-kercenimin-fizik-e-papranueshme-dhuna-ndaj-nje-gruaje-213545" }