Deputeti i PS, Anastas Angjeli infektohet me koronavirus

Publikuar tek: aktualitet, më 20:43 30-10-2020 Deputeti i PS, Anastas Angjeli infektohet me koronavirus Anastas Angjeli

Deputeti i njohur i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli është infektuar me koronavirus.

Burime për mediat bëjnë me dije se deputeti, njëkohësisht sekretar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, është vetëkarantinuar në banesë.

Angjeli prej ditësh ka qenë në gjendje jo të mirë dhe me simptoma të lehta, teksa sot i është kthyer përgjigja e tamponit, i cili ka rezultuar pozitiv.

Kujtojmë se dje pozitiv rezultuan dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllja e konvikteve, Rezidenca Studentore e Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm: Regjistrimet aktuale janë të vlefshme, pagesa e nëntorit…
‘I padenjë’, Salianji sulmon Lleshaj: Policët nuk të meritojnë ty si ministër »
Article Logic
Execution time: 0.012158155441284
array(1) { ["section"]=> string(62) "deputeti-i-ps-anastas-angjeli-infektohet-me-koronavirus-225844" }