Deputeti i PS- Grida Dumës: Ulur e kam, e ngre kur të duash! Plas keq në komision

Publikuar tek: barometri, më 08:27 28-03-2018 Deputeti i PS- Grida Dumës: Ulur e kam, e ngre kur të duash! Plas keq në komision

Grida Duma e Sadri Abazi

Ka degjeneruar debati në Komisionin e Sigurisë ndërsa po referonte Senida Mesi, zv.kryeministre.

Sadri Abazi, deputet i PS është përplasur me Grida Dumën e PD ndërsa kjo e fundit ishte duke folur me kolegët e saj Genc Pollo e Bledi Çuçin.

“Ulur e kam por e ngre kur të duash”, i ka thënë deputeti i PS, Grida Dumës ndërsa demokratja i ka kërkuar të ulë zërin.

REPLIKAT:

(Grida Duma po fliste me Genc Pollon e Bledi Çuçin, ndërhyn Sadri Abazi)

Abazi: Pusho ti moj se nuk do të dëgjojme ty!

Duma: Çfarë ke!? Kujdes kur flet!

Abazi: Kujdes unë?

Duma: Rri urtë, ule zërin!

Abazi: Ulur e kam, por e ngre kur të duash…

Pollo: Ngrije sa të duash, por mbaje mbyll!

Duma: Kujdes me mua se e sheh pastaj!

Abazi: Kujdes thuaji atyre që komunikon, se s’komunikon me mua!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026859045028687
array(1) { ["section"]=> string(84) "deputeti-i-ps-grida-dumes-ulur-e-kam-e-ngre-kur-te-duash-plas-keq-ne-komision-114771" }