Deputeti i PS kërkon ndihmën e miqve në FB: Mendim për një titull romani...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:42 26-02-2017 Deputeti i PS kërkon ndihmën e miqve në FB: Mendim për një titull romani...

Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle kërkon ndihmën e miqve të tij në rrjetin social Facebook për titullin e romanit të tij të dytë. Kjo nuk është hera e parë që Dokle kërkon opinionin e lexuesve, të njëjtën gjë bëri edhe me romanin e parë.

POSTIMI I PLOTË I NAMIK DOKLES:

“MENDIM PER NJE TITULL ROMANI...

Miq te respektuar,

Para disa kohesh ju kerkova mendim per titullin e romanit tim "Vajzat e mjegulles" dhe sinqerisht ju them qe kam qene teper i impresionuar me dashamiresine, mencurine dhe kulturen e qindrave prej jush qe u perfshine ne kete shkembim mendimesh.

Sapo kam perfunduar romanin e dyte, me teme aktuale, te kesaj kohe qe po jetojme, kur njerezit ushqehen me shume me stres se sa me buke, kur dramat njerezore kthehen ne tragjedi per individin, kur njerezit braktisin ate qe kane me te shtrenjte, kur u vriten endrrat dhe dashurite. Dhe pyesin:"Kush na ka mallkuar?"

Me thoni miq, cili nga keta tre titujt do t'ju pelqente, dot'ju terhiqte, apo intrigonte me shume:

1. Djepi i braktisur

2. Dashuri ne prite

3. Mallkimi i djallit

Ju mirepres me respekt dhe mirenjohje.”

v.jpg

v1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19203495979309
array(1) { ["section"]=> string(77) "deputeti-i-ps-kerkon-ndihmen-e-miqve-ne-fb-mendim-per-nje-titull-romani-69992" }