Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Tiranë punonjësit e rafinerisë së Ballshit dhe Fierit, të cilët u nisën në këmbë ditën e djeshme.
Ata vazhdojnë të mbajnë një protestë para ministrisë së Energjitikës dhe Insfrastrukturës, pasi kërkojnë 14 pagat e prapambetura që nga nëntori i kaluar.
Ndërkohë, në protestë ka shkuar edhe deputeti i Mallakastrës, Ismet Beqiri për të qetësuar disi situatën.
Por protestuesit nuk e kanë pritur aspak mirë prezencën e tij, madje pati edhe nga ata që tentoi ta shtynte fizikisht.
“Haram e paçi votën tonë”, është dëgjuar një prej protestuesëve.
Ndërkohë, deputeti nuk është larguar menjëherë dhe u është drejtuar turmës: “Nuk me provokon dot njeri mua”.