Alket Hyseni, deputeti i komisionit të ligjeve nga Partia Socialiste flet për për çështjen e kanabisit në vend e etiketon mediat si “kazan”, fjalë kjo e përdorur më herët nga kryeministri.
Sipas tij një pjesë e mediave janë “kazan”e nuk reagojnë kur në studiot e tyre kanë ish kryeministra e ish ministra që thonë që e kanë lejuar Lazaratin vetë. Por ka ardhur menjëherë reagimi i gazetares që i thotë se edhe qeveria është pjesë e “kazanit”
Hyseni: “Juve iu vjen keq kur iu etiketojnë “kazani”. Bashkohem shpesh me kryeministrin, një pjesë e medias është kazan e tejkazan”.
Gazetarja: “Ju jeni pjesë e kazanit.”
Hyseni: “Ne kemi kurajon të përmirësohemi. Ne nuk zgjedhim të baltosim Shqipërinë, PD e ka katandisur Shqipërinë., e cila është në rrugë të mbarë, në dyert e Europës. “- është shprehu deputeti në studion e News 24.