Deputeti i PS-së i befasuar për largimin e Eduard Halimit: Ishte kundërshtar i vështirë

Publikuar tek: politike, më 18:04 09-02-2018 Deputeti i PS-së i befasuar për largimin e Eduard Halimit: Ishte kundërshtar i vështirë

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetari i  Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, është shprehur i befasuar për dorëheqjen e Eduard Halimit nga post i deputetit. 

Deputeti e vlerëson punën e Halimit si deputet, duke e cilësuar si një kundërshtar të vështirë , dhe e quan atë një jurist të aftë.

“Ishte nje kundërshtar i vështire, sepse është një jurist i aftë. Pertej “hallit” të argumentimit juridik të pozicioneve shpesh të pambrojtshme politike të lidershipit të partisë së tij, zoti Halimi mbetej gjithnjë një koleg i çmuar.”

Reagimi i plotë:

Të dashur miq !
Sapo mësova nga mediat se Eduard Halimi ka hequr dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
U befasova ! Ishte nje kundershtar i veshtire, sepse eshte nje jurist i afte. Pertej “hallit” te argumentimit juridik te pozicioneve shpesh te pambrojtshme politike te lidershipit te partise se tij, zoti Halimi mbetej gjithnje nje koleg i çmuar. Me ikjen e tij peshorja e komisionit djathtas lehtesohet ndjeshem per fat te keq. Megjithate jeta vazhdon dhe si kryetar i Komisionit te Ligjeve po edhe si ish-koleg deputet dhe koleg ne profesion, i uroj Eduard Halimit shendet e mbaresi ne jeten e re jashte politikes. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012339115142822
array(1) { ["section"]=> string(93) "deputeti-i-ps-se-i-befasuar-per-largimin-e-eduard-halimit-ishte-kundershtar-i-veshtire-109739" }