Deputeti i PS-së i ikën Ramës, ja me kë bashkohet

Publikuar tek: politike, më 20:49 29-04-2017 Deputeti i PS-së i ikën Ramës, ja me kë bashkohet

Ndryshime të tjera janë bërë në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se deputeti i Partisë Socialiste Ylli Ziçishti ka falenderuar PS-në, është larguar prej saj dhe i është bashkuar Partisë Social-Demokrate të Skënder Gjinushit duke kandiduar në qarkun e Gjikokastrës.

Po ashtu, Valentina Leskaj i ka dhënë fund karrierës 15 vjeçare si deputete në Kuvend, vendim të cilin e njoftoi sot me anë të një deklarate për median. Dhe emri i Arta Dades, e cila është një figurë e rëndësishme në PS, nuk është konfirmuar ende në do kandidojë në qarkun e Korçës.

Alfred Peza nuk është më pjesë e PS-së për shkak se të hetimit të pasurisë së tij nga Prokuroria e cila vendosi që t’ja sekuestrojë.

Deputetët Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi janë larguar nga PS pas përplasjeve të shumta duke ndërtuar kështu një parti të re LIBRA.

Një tjetër figurë historike e Partisë Socialiste nuk është më pjesë e saj. Bëhet fjalë për deputetin Namik Dokle i cili është larguar për shkak të mënyrës si drejtohej partia i cili tha se binte ndesh me parimet e tij.

Tom Doshi u përjashtua nga radhët e Partisë Socialiste afro një vit më parë, pasi deklaroi se me urdhër të kryeparlamentarit Ilir Meta, ndaj tij po përgatitej një atentat.  

Ndër deputetët e tjerë të lënë jashtë janë: Besnik Bare, Ledi Shkreli, Luljeta Arapi, Bujar Çela, Ilir Xhagolli, Vexhi Muçmata, Shkëlqim Cani, Artan Gaci, Esmeralda Shkjau, Klodiana Spahiu, Eduard Bejko, Ylli Ziçishti, Vladimir Kosta. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025512933731079
array(1) { ["section"]=> string(54) "deputeti-i-ps-se-i-iken-rames-ja-me-ke-bashkohet-76900" }