Deputeti i PS sqaron qëndrimin e tij: Është një këmbanë alarmi që vjen nga poshtë dhe duhet dëgjuar…

Publikuar tek: politike, më 23:06 06-01-2018 Deputeti i PS sqaron qëndrimin e tij: Është një këmbanë alarmi që vjen nga poshtë dhe duhet dëgjuar…

Statusi i deputetit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu pak orë më parë ku ai kritikonte segmente të caktuara të qeverisjes, ditën e sotme shkaktoi reagime të shumta.

Por pas gjithë rrëmujës së madhe mediatike që u bë në vend në këto orë, është po vetë deputeti Ndreu që sqaron gjithçka.

Në një postim në profilin e tij në facebook, deputeti Pjerin Ndreu sqaron se kritika e tij u drejtohet eksponentëve të LSI që vazhdojnë të qëndrojnë në administratë dhe pengojnë avancimin e reformave.

Deputeti socialist thotë se kjo është një kritikë ndaj qeverisë, por që nuk do të thotë se ai është kundër saj, por se po përcjell një alarm që vjen nga baza.

“Përkundrazi, statusi është një këmbanë alarmi që vjen nga poshtë e duhet të dëgjohet më mire për përmirësimin e qeverisjes së vendit”,- shkruan Pjerin Ndreu ndër të tjera.

Më poshtë reagimi i plotë: 

Screenshot_46.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013906955718994
array(1) { ["section"]=> string(105) "deputeti-i-ps-sqaron-qendrimin-e-tij-eshte-nje-kembane-alarmi-qe-vjen-nga-poshte-dhe-duhet-degjuar-105701" }