Deputeti i rëndësishëm shqiptar largohet nga vendi, përshëndet me “selfie” nga “San Siro” (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:43 16-10-2017 Deputeti i rëndësishëm shqiptar largohet nga vendi, përshëndet me “selfie” nga “San Siro” (FOTO)

Nuk është më një surprizë, fakti që kryetari i grupit parlamtentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është një tifoz i flaktë i skudarës italiane, Inter.

Vasili nuk lë asnjë ndeshje të kësaj skuadre që t'i shpëtojë pa parë, këtë herë ai ka shkuar në stadium për të ndjekur nga afër skuadrën e tij të zemrës. Vasili ka qenë në trubunën vip mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Giuzeppe Meaza” për përballjen Inter-Milan.

Duke ndjekur derbin e Milanos, Petrit Vasili ka përfituar nga rasti që të bëjë një “selfie” dhe me zv.presidentin e klubit zikaltër, Javier Zaneti.

Duket se prezenca e Petrit Vasili ka qenë një ogur i mirë për Interin i cili fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3 me 2.

Më poshtë foto: 

Screenshot_4_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01727294921875
array(1) { ["section"]=> string(95) "deputeti-i-rendesishem-shqiptar-largohet-nga-vendi-pershendet-me-selfie-nga-san-siro-foto-96080" }