Deputeti i ri publikon FOTOT: I liruar për shkelje administrative, sot Rama e emëron DREJTOR të rëndësishëm

Publikuar tek: politike, më 12:23 11-02-2018 Deputeti i ri publikon FOTOT: I liruar për shkelje administrative, sot Rama e emëron DREJTOR të rëndësishëm

Deputeti i ri i LSI, Endrit Brahimllari akuzon kryeministrin Edi Rama se ka emëruar drejtor të Bordit të Kullimit për qarqet Fier, Vlorë dhe Berat një ish-zyrtar të liruar më parë për shkelje administrative.

Deputeti publikon fotot e drejtorit dhe akuzon Ramën se mashtron duke dhënë deklarata të për reformën në drejtësi.

“Kryeministri mashtrues emëron militant të Rilindjes.
Kryeministri ka emëruar Ledio Gjyla drejtor të Bordit të Kullimit për qarqet Fier, Vlorë dhe Berat, i liruar më parë nga detyra për shkelje administrative. Ky është një Kryeministër që mashtron çdo ditë duke thënë se po reformon administratën publike. I thotë shqiptarëve që nuk ka më emërime politike dhe çdo gjë bëhet me konkurs. Si ka mundësi që konkurset "fiktive" i fitojnë vetëm njerëzit e Rilindjes???!!!#kryeministrimashtrues”, shkruan deputeti Braimllari.

27750177_766318876894663_8868158966606092458_n.jpg

27657210_766318896894661_2414487173869329896_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0103759765625
array(1) { ["section"]=> string(112) "deputeti-i-ri-publikon-fotot-i-liruar-per-shkelje-administrative-sot-rama-e-emeron-drejtor-te-rendesishem-109891" }