Deputeti i Vetëvendosjes: Të ndryshojmë Kushtetutën, të njihet e drejta për bashkim me Shqipërinë

Publikuar tek: rajon, më 06:06 22-10-2020 Deputeti i Vetëvendosjes: Të ndryshojmë Kushtetutën, të njihet e drejta për bashkim me Shqipërinë Deputeti Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, gjatë një interpelance ne Kuvendin e Kosovës, i ka propozuar kryeministrit Avdullah Hoti që të ndryshohet Kushtetuta e vendit.

Nisur nga fjala e të dërguarit të Posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak, i cili është shprehur për Kushtetutën e Kosovës se ajo nuk është Bibël dhe mund të ndryshohet, deputeti Selimi ka thënë se meqë s’është e tillë, ta ndryshojnë dhe të bashkohen me Shqipërinë.

“E vërtetë që Kushtetuta nuk është as Bibël as Kuran. Nëse duhet ta ndryshojmë atëherë ta ndryshojmë nenin 1.3 për njohje të së drejtës për bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe jo për ta gjymtuar republikën tonë.

Zoti Hoti po të drejtohen si njeri i urtë. Keni urtësinë dhe bëni diçka që do të mbahet mend shkëputuni nga veprimet e mëhershme të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës të cilët herë bashkë e herë veç e veç ia sollën Kosovës marrëveshjen e keqe për Asociacionin”, është shprehur nga foltorja e Kuvendit të Kosovës deputeti Rexhep Selimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptarët e arabët sherr me thika e leva në Greqi, plagosen 5 persona
»
Article Logic
Execution time: 0.022047996520996
array(1) { ["section"]=> string(102) "deputeti-i-vetevendosjes-te-ndryshojme-kushtetuten-te-njihet-e-drejta-per-bashkim-me-shqiperine-224660" }