Deputeti ia tregon me foto DRAMATIKE Ramës: Këta janë të ‘pasurit’ që hoqe nga ndihma ekonomike nga vila në Surrel

Publikuar tek: politike, më 12:30 26-02-2018 Deputeti ia tregon me foto DRAMATIKE Ramës: Këta janë të ‘pasurit’ që hoqe nga ndihma ekonomike nga vila në Surrel

Deputeti i PD Bardh Spahia ka publikuar një mori fotosh të familjeve në varfëri ekstreme të cilave u është hequr ndihma ekonomike me skemën e re të qeverisë Rama 2.

Ndërsa kryeministri ‘gërmon’ për rastet abuzive të të pasurve të cilët kanë përfituar padrejtësisht, Spahia i PD nga ana tjetër e njeh Ramën me të ‘pasurit’ e vërtetë.

Deputeti ka shkuar vetë shtëpi më shtëpi ndërsa konstaton se në Bashkinë e Shkodrës rezultojnë 4000 familje të cilave u është hequr kafshata e gojës nga skema e re.

REAGIMI I PLOTË I BARDH SPAHISË:

Keta jane te "pasurit" qe hoqi nga ndihma ekonomike zoti Rama nga vila e tij ne Surrel!

Ne familjet qe jane hequr nga skema ne Njesine Admisnistative Rrethina, Bashkia Shkoder.

Ne kete bashki rezultojne mbi 4000 familje te cilave u eshte mohuar kafshata e gojes. Ne dhjetor 2017 Fondi i Ndihmes Ekonomike, Bashkia Shkoder ishte 13,534,460 leke kurse ne Janar 2018 ky Fond u reduktua ne 9,136,880 leke.

Ndihma ekonomike ne menyren me cinike te mundshme u eshte mohuar deri familjeve ne gjakmarrje, me pretendimin absurd se pjestaret meshkuj nuk jane rregjistruar ne zyrat e punes.

Zoti Rama! Sot ne Shkoder jane me aktuale se kurre vargjet e Migjenit

"Kafshate qe s'kaperdihet asht o vlla mjerimi..."!

Kjo eshte krim zoti Rama dhe shpejt do te jepni llogari per te.

spa.jpg

sp1.jpg

sp2.jpg

sp3.jpg

sp4.jpg

sp5.jpg

sa6.jpg

sp7.jpg

sp8.jpgsp9.jpg

sp10.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011972904205322
array(1) { ["section"]=> string(118) "deputeti-ia-tregon-me-foto-dramatike-rames-keta-jane-te-pasurit-qe-hoqe-nga-ndihma-ekonomike-nga-vila-ne-surrel-111505" }