Deputeti ironizon Ramën: Mori avionin turk, i futi bojën dhe e bëri shqiptar

Publikuar tek: barometri, më 08:20 16-09-2018 Deputeti ironizon Ramën: Mori avionin turk, i futi bojën dhe e bëri shqiptar

Deputeti i LSI Shezai Rrokaj ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama në lidhje me ceremoninë dhe fluturimin e parë të avionit të kompanisë Air Albania.

 

Sipas Rrokajt, shumë shpejt avionit do t’ i dalë boja dhe ditët në vazhdim do të zbardhin çfarë mbulon kjo bojatisje që vetëm Air Albania nuk është.

POSTIMI I PLOTË I DEPUTETIT:

Si nuk iu nda boja këtij kryeministrit tonë. E mori avionin turk, i futi bojën dhe na e bëri shqiptar. Kështu bëri edhe me pallatet që të ngjanin si të reja. Por shpejt edhe këtij avioni do t’i dalë boja. Kompania është turke, boja është shqiptare, duke bërë me bojë edhe edhe Lasgushin e madh. Ditët në vijim do të zbardhin çfarë mbulon kjo bojatisje, që vetëm “Air Albania” nuk është.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036196947097778
array(1) { ["section"]=> string(81) "deputeti-ironizon-ramen-mori-avionin-turk-i-futi-bojen-dhe-e-beri-shqiptar-134485" }