Deputeti PD tregon skenarin e protestës: Presim edhe socialistët e ndershëm

Publikuar tek: politike, më 18:35 25-01-2018 Deputeti PD tregon skenarin e protestës: Presim edhe socialistët e ndershëm

Protesta e Opozitës po afron dhe janë duke u zbuluar çdo ditë që kalon skenarë që mund të ndodhin në 27 janar.

Deputeti i demokrat, Genc Pollo ka folur në emisionin “45 minuta” në Report Tv për atë që pret Opozita nga kjo protestë.

Pollo tha se Partia Demokratike pret që në këtë protestë të marrin pjesë edhe qytetarë socialistë të ndershëm.

Por ai mohoi kategorikisht skenarë të mundshëm si ai i 21 janarit të 7 viteve më parë.

“Di që do ta dal me zgjedhësit, për mua ka rëndësi që të jetë masive dhe të ketë sa më shumë socialistë të ndershëm që distancohen nga qeverisja. Do të jetë protestë popullore, periodike apo jo do ta varet nga zhvillimet”, - u shpreh Pollo.

21 janari?

“Shpresoj që jo, ne jemi të përgatitur për një protestë paqësore. Fjalën 21 janar e përhap qeveria për të krijuar konfuzion, protesta jonë është popullore, ajo e 21 janarit ishte e organizuar për të qenë e dhunshme. Do të jetë marshim paqësore. Opozita e bashkuar ka detyrë që me cdo mjet të kundërshtojë të keqen”, -tha Pollo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011043787002563
array(1) { ["section"]=> string(81) "deputeti-pd-tregon-skenarin-e-protestes-presim-edhe-socialistet-e-ndershem-107917" }