Deputeti publikon fotot shokuese: Gjirokastra po zhduket (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 11:45 18-02-2018 Deputeti publikon fotot shokuese: Gjirokastra po zhduket (FOTO)

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka publikuar disa foto të tmerrshme nga qytetit i Gjirokastrës, në të cilat shihet shkatërrimi i terrenit të Kalasë dhe shkatërrimi i disa prej ndërtesave antike. 

Deputeti i PD-së, e krahason Gjirokastrën si “një qytet pas lufte” dhe në prag të rrënimit.

Sakaq, ka akuzuar ministren Kumbaro se nuk po bën asgjë për rrëshitjet tektonike në terren dhe nuk po jepet asnjë fond.

Reagimi i plotë:

Gjirokastra, ky margaritar sot si nje “qytet mbas lufte” dhe ne prag te renimit!

Po publikoj disa foto shkuese nga Gjrokastra e pereth saj, te cilat flasin vete per degradimin e thelle qe po peson ai qytet si pasoje e diskriminimit mbi ate.
Ne kater vite “Rilindje” fondet restauruese per ate qytet ishin vetem 4 milion leke te vjetra dhe kjo me realizim 60%.
Ne qeverisjen Berisha ishin 3,5 milion $, (perfshi ketu dhe ato per shtepine Kadare qe perfundoi me vone), por dhe keto te pa mjaftueshme.
Ura e Hoshteves sic duket edhe ne fotot u zhduk ne nje nate, ura e Kordhoces po shkon drejt po atij fundi.
Ministria Kumbaro deklaron se terreni i Kalase ka rreshkitje tektonike, por nuk thote asgje se cfare po behet per ta ndaluar kete dhe nuk dislokohet asnje fond. Sot kur nuk ka asgje te pa rregullueshme, duhet bere gjithcka per te mbrojtur ate Kala, krenari e historise e e kombit tone, pavaresisht nga shpenzimet.
Per te mos folur ketu edhe per “deshmine” e abuzimit e korrupsionit ekstrem te ndodhur aty, per rreshqitjet ne Kodren e Shtufit ku rrezikohet zona dhe jeta e qytetareve, nqs nuk realizohen urgjentisht punime te gjera e komplekse.
Nderkaq asnje investim zhvillues ne infrastrukture, energji, bujqesi, blektori etj, ne te gjithe ate Qark.
Eshte e kote te kerkosh politika zhvilluese nga Rilindja, mjafton te shikosh fotot e meposhte te Gjirokastres qe te kujtojne Sirine e luftes per tu bindur.
Keshtu Gjrokastra po kthehet ne nje Qytetet ne Zhdukje!

28059427_1621185291270267_454280656805807531_n.jpg

27972136_1621185284603601_5612574491582370678_n.jpg

28056582_1621185207936942_592285067411805392_n.jpg

28166919_1621185204603609_2126106628150979363_n.jpg

28059402_1621185191270277_4641476072145650451_n.jpg

27867584_1621185187936944_2585264737978579394_n.jpg

27867791_1621185097936953_3337117344122521247_n.jpg

28166376_1621185104603619_5692741543697291078_n.jpg

27972923_1621185094603620_2107951215748029716_n.jpg

27973516_1621185047936958_2883286449194480997_n.jpg

28168292_1621185034603626_970125668399067161_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010780096054077
array(1) { ["section"]=> string(67) "deputeti-publikon-fotot-shokuese-gjirokastra-po-zhduket-foto-110650" }