Deputeti shkon në protestën për Teatrin, u bën propozimin EKSTREM artistëve: Do jem i parë që do…

Publikuar tek: aktualitet, më 20:22 28-06-2018 Deputeti shkon në protestën për Teatrin, u bën propozimin EKSTREM artistëve: Do jem i parë që do… Agron Shehaj

Vazhdon rezistenca e aktorëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, teksa në Parlament është votuar hyrja në kalendar e projektligjit që i hap rrugën shembjes së godinës.

Artistëve u është bashkuar edhe deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili gjatë fjalës së tij u bëri një propozim ekstrem artistëve, për të shpëtuar sipas tij Teatrin Kombëtar. Në momentin që deputeti u ngjit në skenë dhe mori fjalën, artistët u shpërndanë, por gjithsesi deputeti vazhdoi të flasë.

Shehaj u propozoi artistëve që të ngujohen brenda në Teatër, dhe shtoi se do të jetë personi i parë që do futet të ngujohet nëse artistët do të marrin një vendim të tillë.

Mazhoranca i ka votat, nuk kemi çfarë i bëjmë, por unë po ua them troç, e vetmja mënyrë për të ndaluar shembjen e Teatrit, është të ngujohemi brenda. Unë do të jem i pari që do futet të ngujohet nëse ju do të vendosni”- u shpreh Shehaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074899196624756
array(1) { ["section"]=> string(101) "deputeti-shkon-ne-protesten-per-teatrin-u-ben-propozimin-ekstrem-artisteve-do-jem-i-pare-qe-do-126089" }