Pritja e gjatë në aeroport duket se ka revoltuar keq deputetin shqiptar, Eduart Ndocaj.
Nëpërmjetë një statusi Ndocaj shkruan se ka mbetur i bllokuar në aeroport prej orës 7-të në Malpensa për shkak të bllokimit të aeroportit tonë dhe nuk është nisur akoma edhe pse ora ka kaluar 17-ën.
I revoltuar deputeti shkruan se Aeroportin e Rinasit e administrojnë gjermanët, vend në të cilin bie shumë borë por, aeroportet nuk bllokohen, ndërsa në Shqipëri për 5 centimetra borë bllokohet aeroporti për orë të tëra.
“Kam qe ne shtate te mengjesit ne Malpensa. Avioni me te cilin duhet te udhetoja une, duhet te nisej ne mengjes.
Tani eshte ora thuajse 17.00 dhe akoma nuk jemi nisur. Bashke me qindra pasagjer te tjere jemi ne aeroport. Pak informacione jepen per nisjen tone. Ato pak informacione thone se shkak i voneses eshte mos pastrimi si duhet i pistes se uljes ne Rinas.
Aeroportin e Rinasit e administrojne gjermat. Ne shumicen e qyteteve te Gjermanise bie shume bore e aeroportet nuk bllokohen kurre se pastrimi i pistave eshte efikas. Ndersa Shqiperia ka vetem nje aeroport internacional dhe me 5 cm bore ai eshte ne black out. Turp!” shkruan Ndocaj.