Deputeti shqiptar i Kuvendit belg letër ministrit francez: Të lirohet Haradinaj

Publikuar tek: bota, më 22:34 07-01-2017 Deputeti shqiptar i Kuvendit belg letër ministrit francez: Të lirohet Haradinaj

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Brukselit, Ahmet Gjanaj, kërkon lirimin e kreut të AAK-së së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një letre drejtuar ministrit francez të Drejtësisë, Gjanaj thotë se arrestimi i Ramush Haradinajt me një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia do t’i ngjante situatës ku Gjermania do të kishte lëshuar pas luftës së humbur një urdhër-arresti për të arrestuar të madhin e të respektuarin Sharlë de Gol, raporton ‘27’.

Ai thekson ndër të tjera se nuk do të ishte në përputhshmëri me vlerat e larta të Francës nëse ky urdhër-arresti do të çonte në ekstradimin e z. Haradinajt në Serbi. Për më tepër, ky veprim absurd nëse ndodh,  do të çonte në asgjësimin e përpjekjeve të botës perëndimore dhe të investimeve të mëdha të saj shumëmilionëshe për të ndërtuar një Ballkan konform vlerave paqësore dhe evropiane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e ambasadorit rus, arrestohen 5 shokë shkolle të Altintas
Trump: Vetëm budallenjtë nuk duan marrëdhënie të mira me Rusinë »
Article Logic
Execution time: 0.011513948440552
array(1) { ["section"]=> string(84) "deputeti-shqiptar-i-kuvendit-belg-leter-ministrit-francez-te-lirohet-haradinaj-64894" }