Deputeti shqiptar ia fut gjumit në kolltuk: Po s’erdhën dritat do marr batanijen dhe do fle në Kuvend

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:33 26-01-2017 Deputeti shqiptar ia fut gjumit në kolltuk: Po s’erdhën dritat do marr batanijen dhe do fle në Kuvend

Deputeti Eduart Ndocaj këtë herë ka gjetur një mënyrë të veçantë për të protestuar ndaj ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ai ka postuar një foto teksa qëndron i shtrirë në kolltuk dhe pranë tij ka një elektrik me bateri, ndërsa thotë se “nëse nuk vijnë dritat do marrë batanijen dhe do flejë në Kuvend”.

Ndocaj në Facebook:

Nëse nuk vijnë dritat, javës tjetër do të marr batanijen e do të flej në Kuvend

Njesia Administrative Kolsh që përfshinë disa zona duke përfshire edhe Manatinë kanë më shumë se tre ditë pa drita.

Situata është bërë e padurueshme dhe e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve që po mbarojnë nga i ftohti.

Dru nuk mund te presin se hyjne ne burge, drita s'ka e po thajne nga i ftohti.

Jemi te vetedijshem se ka vite qe nuk jane bere investime ne rrjetin elektrik, por qytetaret jane pagues te rregullt te energjise elektrike.

Prandaj me shume si qytetare se sa deputete i bej thirrje Ministrit Gjiknuri te gjeje nje zgjidhje qofte edhe provizore per te sjelle energjine elektrike ne Njesine Administrative Kolsh (Bashkia Lezhe).

Po ashtu kjo thirrje vlene edhe per Drejtorin e Pergjithshem te OSHEE-se.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13527488708496
array(1) { ["section"]=> string(106) "deputeti-shqiptar-ia-fut-gjumit-ne-kolltuk-po-s-erdhen-dritat-do-marr-batanijen-dhe-do-fle-ne-kuvend-66789" }