Deputeti shqiptar i Kosovës rezulton i infektuar me koronavirus, ishte prezent në seancën plenare

Publikuar tek: rajon, më 10:00 12-07-2020 Deputeti shqiptar i Kosovës rezulton i infektuar me koronavirus, ishte prezent në seancën plenare Kuvendi i Kosovës

Deputeti shqiptar i Kosovës, Rasim Selmanaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një shënimi në rrjetin social facebook.

Mediat kosovare bëjnë me dije se ai ka qenë prezent në seancën plenare në Kuvend. Ai thekson se ka simptoma të lehta dhe është mirë, teksa shprehet i bindur se do ta kalojë edhe këtë sfidë.

Statusi i Selmanaj

Qytetarë të nderuar!

Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut!

Para pak qasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv!

Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kalojë edhe këtë sfidë!
Nga sot jam në vetëizolim!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099020004272461
array(1) { ["section"]=> string(93) "deputeti-shqiptar-rezulton-i-infektuar-me-koronavirus-ishte-prezent-ne-seancen-plenare-213602" }