Deputeti Ervin Bushati është politikani i radhës në vendin tonë që rezulton pozitiv me Covid-19.
Deputeti i PS e ka lajmëruar këtë përmes një statusi në rrjetin social "Instragram", teksa e ka shoqëruar edhe me një fotografi.
Aty, Bushati shihet teksa shkëmben puthje me bashkëshorten e tij ku ndërmjet është një xham.
Më tej ai sqaron se është në ditën e katërt të izolimit.
“Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët”, shkruan Bushati.