Deputeti socialist, i cili u la jashtë kuvendit nga Rama ka tre falenderime dhe një kërkesë

Publikuar tek: politike, më 10:24 18-07-2017 Deputeti socialist, i cili u la jashtë kuvendit nga Rama ka tre falenderime dhe një kërkesë

Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka qenë pjesë e inagurimit të rrugës që lidh Kukësin më Kosovën, përmes fshatit Borje.

Deputeti, i cili u la jashtë listës së 25 qershorit këtë mandat përmes një shkrimi në facebook bën 3 falenderime dhe një kërkesë për Fondin Shqiptar te Zhvillimit.

STATUSI I PLOTË

NJE RRUGE, TRE FALENDERIME DHE NJE KERKESE.. 
Eshte fjala per rrugen qe lidh fshatin Borje te Kukesit me Kosoven. Dje u inaugurua pjesa andej kufirit, kendej akoma jo...Kur?!
Falenderimet jane per qeverine e Kosoves dhe posacerisht per ministrin Lutfi Zharku dhe kryetarin e komunes Dragash Salim Jenuzi qe mbajten fjalen e dhene borjaneve.
Falenderoj ambasadorin tone ne Prishtine, Qemal Minxhozi per interesimin e vazhdueshem qe kjo rruge te behej.
Falenderoj firmen kosovare per punen shume cilesore.Standarti i kesaj rruge te vogel, ashtu si edhe vazhdimi i rruges se kombit ne Kosove, krahasuar me pjesen e Shqiperise, tregojne se per infrastrukturen e rrugeve, Kosova eshte me afer Europes. 
Dhe kerkesa? Eshte per Fondin Shqiptar te Zhvillimit: A do ta beni edhe ju po aq mire sa koleget kosovare, pjesen kendej, nga kufiri deri ne Borje?!

namik.jpg

 

 

20106519_1352193351545656_1862835322499335298_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013960123062134
array(1) { ["section"]=> string(96) "deputeti-socialist-i-cili-u-la-jashte-kuvendit-nga-rama-ka-tre-falenderime-dhe-nje-kerkese-86514" }