Deputeti socialist Alket Hyseni, i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që të tregoi nëse ka bërë vërtet 419 kërkesa për informacion ndaj SHISH dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, për dhënien e 419 nënshtetësive të veçanta.
Hyseni është shprehur mbrëmjen e djeshme se nëse presidenti e ka bërë këtë, ai do t’i kërkojë falje publikisht.
“Do t’i kërkoj Metës publikisht falje nëse rezulton se ai ka bërë paraprakisht 419 kërkesa ndaj shërbimit informativ Shtetëror, atij të ushtrisë, policisë prokurorisë gjykatës. Do ti kërkoj ndjesë publikisht nëse e ka bërë kë edhe pse ligjërisht nuk i takon atij. Le të jetë e pisët por je e qelbur sepse smë vjen mirë që presidenti i vendit tim e ka katandisur vendin në këtë pikë. Unë e bëra sfidën time. Nëse i ka bërë kërkesa paraprake do ti kërkoj falje publike”, u shpreh deputeti në RepolitiX.