Deputeti Sterkaj: Njëri nga paniku është hedhur nga kati i dytë, më shumë programe edukuese për tërmetet

Publikuar tek: aktualitet, më 12:05 22-09-2019 Deputeti Sterkaj: Njëri nga paniku është hedhur nga kati i dytë, më shumë programe edukuese për tërmetet

Gjatë mbledhjes së përbashkët të grupit parlamentar, deputeti i PS, Paulin Sterkaj është shprehur se situata nga tërmetet ka qenë alarmante dhe ka pasur një plagosje të rëndë, ku një person nga paniku është hedhur nga kati i dytë.

Sterkaj ka pohuar se do ishte mirë që të kishte më shumë programe informuese për njerëzit që të mos dëmtohen psikologjikisht.

Ndër të tjera Sterkaj ka sugjeruar se deputetët do të ishte mirë të jepnin një pjesë nga rroga e tyre.

‘Do ishte shumë mirë që ministrat përkatës të stimulojnë më shumë infrastrukturën se janë dëmtuar. Sot në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë janë  plagosur të gjithë psikologjikisht. Më mirë do ishte të informohen me specialistë të fushës dhe duhet të kishte programe edukuese në televizione për njerëzit. Edhe ne si deputetë të lëmë diçka nga rroga për rastet si zjarri, përmbytjetet aio tërmetet’, tha Sterkaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.38644909858704
array(1) { ["section"]=> string(109) "deputeti-sterkaj-njeri-nga-paniku-eshte-hedhur-nga-kati-i-dyte-me-shume-programe-edukuese-per-termetet-179369" }