Deputeti sulmon Ramën: Kemi gazetarë por jo liri, gjendja alarmante (kujton gazetarin e dhunuar)

Publikuar tek: politike, më 18:12 03-05-2018 Deputeti sulmon Ramën: Kemi gazetarë por jo liri, gjendja alarmante (kujton gazetarin e dhunuar) Kryeministri Edi Rama dhe pamje nga dhunimi i gazetarit Ismet Drishti

Kryeministri Edi Rama jo pak herë është vënë në shenjestër të kundërshtarëve në lidhje me censurimin që ndodh në media.

Së fundmi ka reaguar deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili sjell në vëmendje panoramën e shtypit në vend. Sipas Boçit, në ditët e sotme ka gazetarë të vërtetë, por jo liri shtypi, dhe akuzon Ramën se po deformon demokracinë në vend.

Sakaq, deputeti ka përmendur edhe gazetarin e Ismet Drishti, i cili javë më parë u dhunua nga persona ende të paidentifikuar. Demokrati e lidh këtë çështje me kryeministrin Rama.

“K/M e trajton median si zgjatim të kabinetit dhe rastet e daljes së tij (shtypit) kundër “vijës” trajtohen kërcënueshëm me sharje, lincime dhe porositje për goditje fizike, siç ishte rasti i televizionit “Zjarr”.”- shton deputeti.

Reagimi i plotë:

SHTYP I LIRË APO SHTYPJA E LIRISË?

Liria e medias (e shtypit) është një nga kolonat themelore të demokracisë dhe shkalla e respektimit të saj përcakton sipas vëzhgimeve ndërkombëtare, nivelin e demokracisë.
Dita e shtypit të lirë e gjen vendin tonë me një liri të cunguar që shkon deri në një shtypje të së vërtetës.
Gjuha e informimit është zevendësuar me gjuhën e komunikimit politik.
E vërteta ka humbur konturet dhe varianti ezopik i saj po shpërndahet me shpejtësi.
Mediat në përgjithësi kanë zbehur oponecën qeveritare dhe kanë stimuluar censurën dhe autocensurën.
Pozita e gazetarëve vazhdon të jetë vulnerabël për shumë arsye dhe sot mund të themi që kemi gazetarë të vërtetë por jo liri shtypi të vërtetë.
K/M e trajton median si zgjatim të kabinetit dhe rastet e daljes së tij (shtypit) kundër “vijës” trajtohen kërcënueshëm me sharje, lincime dhe porositje për goditje fizike, siç ishte rasti i televizionit “Zjarr”.
E gjithë kjo panoramë e shtypit në ditën e shtypit dëshmon gjendjen alarmante të demokracisë së deformuar shqiptare.

23172793_1990265821217261_6680494013762883546_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032258033752441
array(1) { ["section"]=> string(99) "deputeti-sulmon-ramen-kemi-gazetare-por-jo-liri-gjendja-alarmante-kujton-gazetarin-e-dhunuar-119352" }