Gjyshja e shtëpisë e rënë nga vitet e jetës dhe vuajtja, dy prindërit po ashtu, ndërsa vajzat e vogla siç duket në video mbushnin ujin me bidona. Shtëpia nuk kishte tavan, por qerpiç me kallam. E ç’kishte jashtë hynte brenda. Në shtëpi, një furnelë e vogël elektrike shërbente për gatim e për ngrohje.
Kjo ishte pamja tragjike e një shtëpie të një familjeje në Panama ç’ka goditi në zemër deputetin socialist të zonës, Fate Velaj, që siç tregon vetë, u prek fort nga varfëria dhe impenjoi biznesmenë të qytetit të Vlorës, por edhe me fondet e veta, për tu dhuruar atyre në natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2019, një shtëpi thuajse të re.
“Gjatë inspektimit nëpër zonën time elektorale, hyra dhe në shtëpinë e familjes Memini në Panaja. Një dhomë ku dyshemeja ishte e shumta baltë, e ku tavani prej kashte ishte varur e po binte; ku dritaret ishin me plasmas mbuluar e në bahçe dukej një kasolle ËC e ku matanë çatisë dukej qielli. Pashë një vajzë që po bënte mësimet e shkollës”, shkruan Fate Velaj në postimin e tij për varfërinë e familjes.
Deputeti vlonjat falenderon gjithë biznesmenët që mundësuan rindërtimin e shtëpisë në Panaja, për tua dhuruar atë familjarëve.