Deputeti THUMBON Xhelal Mziun: Erdhe me këpucë me baltë, tani lëviz me makinë 'Maybach' 200 mijë euro

Publikuar tek: politike, më 17:45 26-01-2021 Deputeti THUMBON Xhelal Mziun: Erdhe me këpucë me baltë, tani lëviz me makinë 'Maybach' 200 mijë euro

Deputeti Halit Valteri ka folur për caktimin e drejtuesve politikë në qarqe të Partisë Demokratike.

Ai ka kritikuar edhe emërimet e PD-së duke thënë se janë caktuar njerëz që nuk e kanë idenë e zonës.

"Të vlerësosh punën. Nëse unë do të isha në PD, 7 vjet në opozitë dhe të vijë Mark Marku dhe të të vlerësojë punën, ku nuk e di fare se çfarë është zonë, me çfarë janë përballë. Genc Ruli, Bujar Nishani me gjithë respektin që kam si personazhe që mund të jenë, por dreqi ta hajë ka shumë të rinj që sjellin gjëra të reja. Më erdhi realisht gjynah kur dëgjova Halim Kosovën kur tha se më s'kualifikoi Bujar Nishani se nuk solla diçka të re. Se çfarë të reje sjell Nishani dhe Mark Marku. Mark Marku del çdo natë tek Fevziu, është i paguar aty në emision si gazetar dhe na dilka në opozitë. Do gjak, do njerëz të rinj. Partia Demokratike nuk vuan për figura. Po të dalësh ka njerëz që qajnë malet për drejtues qarqesh",- tha Valteri.

Më pas ai ka hedhur disa thumba në drejtim të drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut, duke thënë se ka ardhur me këpucë me baltë dhe tani lëviz me makinë tip "Maybach" 200 mijë euro.

"I kemi parë që zihen si 'qen' me njëri-tjetrin dhe bashkëpunojnë me të njëjtët oligarkë dhe ndajnë fitimet. Njerëzit janë të lodhur nga këto surretër që drejtojnë vendin. Monika i kërkonte gjithmonë ryshfet. Lulzim Basha i sillte Xhelal Mziun ka ardhur me këpucë me baltë dhe lëviz me makinë "Maybach" 200 mijë euro. Dhe unë qytetarëve u kam thënë që një zë i fortë i tyre në vendin  Të gjithë këtë teatër në politikën shqiptare shqiptarët e kuptojnë. Dhe unë kam një thirrje për të gjithë, sidomos të rinjtë: Që të bëjmë objekt i largimit nga Shqipëria duhet të kuptojmë rëndësinë e atyre 4 sekondave kur votojmë",- tha deputeti. 

Sipas Valterit, këta persona rrinë me trastë në shpinë duke shkuar sa në një qark në tjetrin.

"Xhelal Mziu të ishte rehat e mirë, të rrinte aty në Kamëz ku ka 12 vite. Për këta njerëzit që rrinë me trajsa në krahë do të tregoj diçka. Ky është problemi i delegimit të kryetarëve, këta janë njerëz që rrinë gjithë kohës me trajsa në krah, sa në një qark në një qark tjetër. Trajsa në krah quhet nuk u zë vënd. Një palë zgjedhje kandidojnë në Fier, një palë zgjedhje në Dibër, një palë në Elbasan. Nuk vendosin figura. Gënjejnë sa gënjejnë. Ndërrojnë numrin e telefonit një vit para zgjedhjeve dhe dalin nga ajo zonë, se nuk i pranojnë më dhe shkojnë në zona të tjera. Dibra dhe dibranët, do dinë ta vlerësojnë dhe peshojnë me vota. Ndoshta nuk votojnë as Olta Xhaçkën dhe as Xhelal Mziun, por ka njerëz të tjerë",- tha Valteri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj dhe Rama inspektojnë punimet në 8 konvitet e reja në Kamzë: "Kushte moderne për studentët, do përdoren edhe si qendra komunitare"
Ish-politikani nxjerr foton: Ilir Meta ka dekoruar në vitin 2018 pjesëtarin e “Ndranghetas” Pier Fernando Casini »
Article Logic
Execution time: 0.0076630115509033
array(1) { ["section"]=> string(104) "deputeti-thumbon-xhelal-mziun-erdhe-me-kepuce-me-balte-tani-leviz-me-makine-maybach-200-mije-euro-236493" }