Deputeti zvicerian Pierre Rusconi, pas pushimeve që ka shijuar në ishullin grek të Rodhos, është rikthyer në vendin e tij me ide të reja dhe ambicioze.
Sipas Rusconi-t, Zvicra duhet të blejë ishujt grekë për të pasur akses në det. E vendosur në mes të alpeve të Europës, shteti zvicerian është i izoluar nga deti dhe për deputetin kjo është mënyra më e mirë për vendin e tij që të “zgjerojë” teritorrin e tij kësaj here në det.
“ Përveç se mund të shërbejë si një ‘zbarkim’në detë, ishulli mund të shërbejë edhe si qendër sportive elitare për sportistët tanë. Por, mund të jetë edhe si një vend i sigurt ku mund të pushojnë qytetarët tanë”, ka thënë Rusconi.
Megjithatë, deputeti zvicerian nuk ka përmendur emrin e ndonjë ishulli në veçanti, i cili mund të bëhet pjesë e Zvicrës.
Pak ditë më parë ishte aktoi i njohur hollivudian, Brad Pitt, ai që bleu një ishull në shtetin tonë fqinj.