Kalimi i deputetes së LSI-së Ediola Braha te PS është bërë mollë sherri mes ministrit Bledi Çuçi dhe ish-deputetit të LSI-së Vangjel Tavo.
Pasi Braha u prezantua nga ministri Çuçi si pjesë e PS-së, Tavo ironizoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruante se deputetja Braha prej 2 vitesh ka qenë pjesë e shumicës pasi votonte çdo ligj të Rilindjes.
Edhe vetë deputetja iu përgjigj Tavos me anë të një psotimi në rrjetet sociale ku e quante “pelivan i një kohe të mbaruar”, ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi i ministrit Çuçi.
Ministri thotë se Tavos i paska dhembur kalimi i Brahës te PS, pasi reagoi për këtë dhe nuk reagoi kur e gjitha struktura e LSI-së në Lunxhëri iu bahskua Partisë Socialiste.
Ai shprehet se nuk është faji i tij që LSI e 2017-ës u katandis në këtë derexhe, me Ediolën te PS dhe Tavon te PD.
I dashur Vangjel, e shoh që të paska dhëmbur kalimi i Ediolës tek PS përderisa reagove vetëm për atë dhe nuk të bëri përshtypje kalimi këtë të shtunë i të gjithë strukturës së LSI të Lunxhërisë tek PS..... por e kuptoj pse. Gjithsesi, nuk është faji im që u katandis në këtë derexhe lista e LSI në 2017; Ediola te PS dhe ti tek PD. Miqësisht”, shkruan Çuçi.