Deputetja demokrate i thur tre vargje Majlinda Bregut dhe i jep një mesazh me nënkuptim

Publikuar tek: politike, më 14:23 02-03-2016 Deputetja demokrate i thur tre vargje Majlinda Bregut dhe i jep një mesazh me nënkuptim Arbjola Halimi dhe Majlinda Bregu

Deputetja demokrate i thur tre vargje koleges së saj demokrate Majlinda Bregu dhe i jep një përgjigje me nënkuptim. E gjitha, sigurisht, pas refuzimit që Bregu i bëri protestës së grave para Kryeministrisë për fyerjet dhe ofendimet sipas tyre, që kryeministri Edi Rama u bëri deputeteve demokrate në Kuvend.

“Në bregun e lumit qëndronte një zonjë,

Sytë i kish të mbyllur, se pa

Kaloi një Shqiponjë!’’, shkruan sot Arbjola Halimi, një nga deputetet që u ndesh edhe me bodigardët e Ramës në Kuvend.

Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë me saktësi Halimi, por me siguri që Bregu e ka marrë qartë mesazhin.

Bregu duket se ka nxehur mjaft koleget e saj deputete, me komentin që ka bërë sot .

“Isha në një angazhim tjetër e me keqardhje m'u desh të mungoj. Por ashtu siç shkoi ndihem mirë që nuk isha dhe do t'u kërkoj kolegeve të mia të ulemi të flasim seriozisht për atë që na takon të bëjmë seriozisht”,  tha Bregu.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0089199542999268
array(1) { ["section"]=> string(93) "deputetja-demokrate-i-thur-tre-vargje-majlinda-bregut-dhe-i-jep-nje-mesazh-me-nenkuptim-34011" }