Deputetja e Bashës ofendon ateistët, më pas pendohet dhe ndryshon postimin (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:39 24-05-2020 Deputetja e Bashës ofendon ateistët, më pas pendohet dhe ndryshon postimin (Foto) Ish-deputetja Oriola Pampuri

Ish-deputetja Oriola Pampuri, teksa ka nxitur myslimanët shqiptarë të thyejnë rregullat e karantinës dhe të falen për Fiter Bajramin, nuk ka kursyer as ofendimet për ateistët.

Pampuri thotë se ateistët janë farë e komunizmit dhe i quan ata mashtrues, imoral dhe të ligj.

“Ateizmi eshte fare e komunizmit e diktatures. Sigurisht nese ky sekt do ta njihte e pranonte Zotin, nuk do te ishte kaq mashtrues, imoral dhe i lig. Lutuni e shperfilleni kete sekt te pafe”, shkruan Pampuri në një postim që mesa duket më pas është penduar dhe ka vendosur ta ndryshojë.

Ajo thotë se përkufizimi për ateistët i është nxjerrë jashtë konteksit.

“P.s Per cdo keqkuptim ose nxjerrje nga konteksti me ose pa dashje, personalisht mendoj qe cdo individ eshte e duhet te jete i lire te besoje ose jo ne Perendi, ka te drejtat e lirite e tij/saj. Ky status ka te beje me te gjithe ata besimtare te cileve u privohet predikimi me mjete e menyra te ndryshme, sikurse ndodhi edhe ne diktature. Cdo besimtar ose jo eshte i lire te veproje, PRIVIMI eshte sjellje jonormale ne demokraci. Gjithcka ne kete status ka te beje me privimin jo me nje analize specifike filozofike mbi ateizmin, kurrsesi”, shkuran më pas Pampuri.

Ateistët janë njerëz që nuk besojnë në hyjni. Diskutimet për ekzistencën e të mbinatyrshmes kanë ngacmuar mendjen e njeriut që në kohët e lashta. Termi ateist nisi të përdoret në vitet 1800, gjatë Eopkës së Iluminizimit. Sot shumë shkencëtarë, filozofë por edhe filantropë janë ateistë.

hrhfghfghfgh_copy.jpg

dfgdfge45h4hj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093338489532471
array(1) { ["section"]=> string(85) "deputetja-e-bashes-ofendon-ateistet-me-pas-pendohet-dhe-ndryshon-postimin-foto-207642" }