Deputetja e LSI-së Ediola Braha i është bashkuar Partisë Socialiste për garën e 25 prillit.
Lajmin e kalimit të saj e njoftoi ditën e sotme ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar Vangjel Tavo, ish-deputet i LSI ka ironizuar Çuçin.
Sipas tij, Braha prej 2 vitesh ka qenë pjesë e shumicës pasi votonte çdo ligj të rilindjes.
Postimi i plotë:
Po ç’na bëre more Bledi!?
Po si na e bëre këtë o Bledi!?
Po si na e more o Bledi!?
Po si nuk e kuptove prej dy vitesh kur të erdhi në zyrë (të kujtohet?) që ishte e juaja o Bledi!?
Po si nuk e kuptove që ishte e juaja teksa votonte çdo ligj të “Rilindjes”, o Bledi!?
Po si nuk e kuptove o Bledi, se sa talent kishte dhe sa e vlefshme ishte për “Rilindjen” kur e përzgjodhët relatore të ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor?
Mos more Bledi çfarë na bëre!
Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare!
Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill.
Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës.