Deputetja e LSI tregon arsyet pse duhet të protestojmë në 27 janar

Publikuar tek: politike, më 22:43 18-01-2018 Deputetja e LSI tregon arsyet pse duhet të protestojmë në 27 janar

Protestat e Opozitës e paralajmëruar në 27 janar, po afron dhe debati është rritur akoma dhe më shumë.

Deputetja e LSI  Kejdi Mehmetaj ka folur në emisionin “306 Gradë” për arsyet që i shtyjnë qytetarët për të protestuar në 27 janar.

Deputetja Mehmetaj u shpreh se do të bëhet për ata të rinj që po largohen çdo ditë nga Shqipëria.  

“Protesta e 27 janarit nuk është një protestë thjesht e opozitës ndaj qeverisë, por është një protestë e qytetarëve për të gjithë ata që po ndodhin në Shqipërisë që po bëhet një vend i pabanueshëm. Gjithandej në institucionet që bëjnë statistika thonë se 10% jetojnë nën minimumin jetik në ditë. Protesta do të bëhet për ato nëna që nuk kanë mundësi të paguajnë shkollën e tyre. Protesta po bëhet për ata të rinj që u thuhet se të vetmen mundësi kanë që të ikin nga Shqipëria. Rama nuk është duke qeverisur. Është duke jetuar me frikën e përditshme të gabimeve”,- tha Kejdi Mehmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012880086898804
array(1) { ["section"]=> string(73) "deputetja-e-lsi-tregon-arsyet-pse-duhet-te-protestojme-ne-27-janar-107068" }