Deputetja e PD: Familjes në varfëri ekstreme iu hoq ndihma ekonomike se kishte banjë...

Publikuar tek: politike, më 21:45 22-02-2018 Deputetja e PD: Familjes në varfëri ekstreme iu hoq ndihma ekonomike se kishte banjë...

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se 20 mijë familje janë hequr nga ndihma ekonomike, 8 mijë prej tyre janë vetëm me njërin prind.

“Kam vizituar familje që ishin përjashtuar nga ndihma ekonomike pse kishin tualet brenda murit të shtëpisë. Ajo shtëpi ishte e tëra një tualet. Përveç 20 mijë familje që janë hequr nga ndihma ekonomike, janë 8 mijë familje që janë vetëm me njërin prind.

Një mesazh nga Peshkopia me 6 fëmijë thotë se nuk më ka mbetur rrugë tjetër vetëm se të vetëvritem. Të gjitha këta që përmenda nuk janë persona që duan të jetojnë me ndihmë ekonomike. Me 8 mijë lekë të reja duan të ushqehen, të paguajnë dritat, ujit. Kjo është për të marrë frymë. Të gjithë këta më shprehen se duan vende pune”, u shpreh Pampuri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013926029205322
array(1) { ["section"]=> string(90) "deputetja-e-pd-familjes-ne-varferi-ekstreme-iu-hoq-ndihma-ekonomike-se-kishte-banje-111145" }