Deputetja e PD zbraz çantën firmato, tregon syzet ‘Michael Kors’ dhe sa para mban me vete (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:32 17-01-2018 Deputetja e PD zbraz çantën firmato, tregon syzet ‘Michael Kors’ dhe sa para mban me vete (VIDEO)

Këtë legjislaturë parlamentare pjesë e kuvendit u bënë shumë emra të rinj.

Nga PD, pjesë e këtyre emrave përfshiu edhe profesoreshën e njohur të historisë, Valentina Duka.

Përtej politikës, Duka ka qenë pjesë e një rrëfimi ndryshe për përditshmërinë e saj si deputete e PD.

E ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora News, Valentina Duka ka zbuluar se çfarë mban me vete çdo ditë në çantën e saj.

Ajo që bie në sy fillimisht është se deputetja 59-vjeçare mban një çantë firmato “Michael Kors”. Duka ka filluar të zbrazë një nga një gjithçka mban me vete dhe për secilin objekt nga një shpjegim specifik.

Ajo që ra po ashtu në sy ishin syzet firmato njësoj si çanta, pra “Michael Kors”, ndërsa në kuletë nuk kishte më shumë se 35 mijë lekë të vjetra, pasi nëse i duheshin më tepër, deputetja tha se përdor kartat bankare. Ndiqeni për më tepër në këtë video rrëfimin e Valentina Dukës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11273980140686
array(1) { ["section"]=> string(99) "deputetja-e-pd-zbraz-canten-firmato-tregon-syzet-michael-kors-dhe-sa-para-mban-me-vete-video-106894" }