Deputetja e PS humb të afërmin, prek me fjalët e ndjera për të: Ti ishe shoku e vëllai im i madh...

Publikuar tek: aktualitet, më 16:32 11-08-2020 Deputetja e PS humb të afërmin, prek me fjalët e ndjera për të: Ti ishe shoku e vëllai im i madh... I afermi dhe deputetja Bello

Deputetja e PS, Vilma Bello, sot ka humbur një njeri të afërt, kunatin e saj, Drini Bello.

Lajmin e hidhur, e bën me dije vetë deputetja në rrjete sociale, e cila teksa i ka dedikuar disa fjalë të ndjera, shkruan se ai ishte shoku dhe vëllai i saj i madh.

“Të njoha si djalin e madh të shtëpisë, Drini Bello, po në jetën time me familjen tënde, tonën të madhe, ishe shoku e vëllai im i madh. Unë sot të humba, vëlla! Do na mungosh shumë. Të qoftë dheu i lehte, i miri Drin”, shkruan deputetja.

Lidhur me ndarjen nga jeta të Bellos, ka reaguar edhe zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili teksa i jep lamturmirën e quan një njeri të rrallë.

“Lamtumirë o njeri i rrallë! Lamtumirë Drini Bello”, shkruan Petro Koçi.

gggggg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011210918426514
array(1) { ["section"]=> string(101) "deputetja-e-ps-humb-te-afermin-prek-me-fjalet-e-ndjera-per-te-ti-ishe-shoku-e-vellai-im-i-madh-216818" }