Deputetja e PS takon në Kirgistan Ambasadorin Donald Lu

Publikuar tek: aktualitet, më 12:04 05-10-2018 Deputetja e PS takon në Kirgistan Ambasadorin Donald Lu

Deputetja e PS, Elona Gjebrea është takuar në Bishkek me ish Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu, tashmë në detyrë në Kirgistan.

Deputetja ka ndarë në rrjetet sociale një foto, shkëputur nga takimi me ambasadorin Lu në kryeqytetine Kirgistanit.

“Një takim në Bishkek, me Ambasadorin Donald Lu, tashmë Ambasadori i SHBA në Republikën e Kirgistanit. Shumë për të kujtuar gjatë një periudhe bashkëpunimi 4-vjeçare.

Mbështetja e SHBA, një ndër partnerët tonë strategjik është shumë e rëndësishme në rrugëtimin e vendit tonë drejt progresit dhe sfidave për ndërtimin e shtetit ligjor”, shkruan deputetja në diçiturën e fotos.  

uuauauua.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094771385192871
array(1) { ["section"]=> string(62) "deputetja-e-ps-takon-ne-kirgistan-ambasadorin-donald-lu-136723" }