Deputetja e re e PD mes ujit mbi gomone

Publikuar tek: barometri, më 07:57 11-03-2018 Deputetja e re e PD mes ujit mbi gomone

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Izmira Ulqinaku ka vizituar zonat e përmbytura nga reshjet e shiut mbi një gomone.

Përpos mesazhit politik që ajo ka dhënë, ku ka denoncuar indiferencën e qeverisë mbi këtë situatë, deputetja nuk ka harruar të kujtojë simbolin legjendar të demokratëve, dy gishtat.

Ulqinaku shihet pranë disa banorëve të zones, të cilët gjithashtu kanë vendosur të mbështesin figurën politike, duke e shoqëruar me të njëjtin reagim.

REAGIMI I PLOTË:

Situata vazhdon e rënduar në Njësinë Administrative Ana e Malit! 
Fshati Obot, Oblike dhe Goricë janë akoma të paaksesueshëm. Ka një javë që banorët kërcenohen me prezencën e ujit të lumit të Bunës, në tokat dhe oborret e shtëpive.
Qeveria vazhdon të jetë indiferente ndaj përmbytjeve në Qarkun Shkodër!
Deputetët shkodranë të mazhorancës po tregohen të pashpirt! I bëj thirrje t'i propozojnë Edi Ramës gjendjen e emergjencës në këto fshatra!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028457164764404
array(1) { ["section"]=> string(46) "deputetja-e-re-e-pd-mes-ujit-mbi-gomone-112871" }