Deputetja e Shkodrës e tronditur, lutet për tragjedinë: Zot, eja në ndihmë!

Publikuar tek: aktualitet, më 17:00 19-02-2018 Deputetja e Shkodrës e tronditur, lutet për tragjedinë: Zot, eja në ndihmë!

Mbrëmë, Shkodra dhe mbarë opinioni publik u trondit nga një aksident i rëndë që i mori jetën babait dhe dy fëmijëve ndërsa bashkëshortja dhe fëmija tjetër i familjes janë në luftë me vdekjen.

Deputetja e Shkodrës, Izmira Ulqinaku, e tronditur lutet për jetën e dy të mbijetuarave, Evisa Preka dhe vogëlushes së saj Noemit.

“Një tragjedi e rëndë ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Familja Preka u përgjysmua! Kryefamiljari, vajza 5 vjeçe dhe djali 10 muajsh ndërruan jetë menjëherë. Nëna 37 vjeçe dhe vajza e madhe e familjes 10 vjeçe po luftojnë me jetën.

Që mbrëmë Shkodra është ne zi! Që mbrëmë qytetarët e Shkodrës janë të mpirë nga lajmi i tmerrshëm!

Shpirti i viktimave pushoftë ne Paqe!

Zot eja në ndihmë, të dy të mbijetuarave!”, shkruan Ulqinaku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22860288619995
array(1) { ["section"]=> string(78) "deputetja-e-shkodres-e-tronditur-lutet-per-tragjedine-zot-eja-ne-ndihme-110765" }