Deputetja i tregon nga foltorja Lleshajt FOTOT e dhunës: Trishtohem kur barbari godet popullin e tij

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 04-06-2020 Deputetja i tregon nga foltorja Lleshajt FOTOT e dhunës: Trishtohem kur barbari godet popullin e tij Fatjona Dhimitri

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është në një interpelancë rreth aksionit të 17 majit lidhur me Teatrit Kombëtar.

 

Ministri iu përgjigj pyetjeve të deputetes së opozitës Fatjona Dhimitri teksa kjo e fundit, nga foltorja i ka treguar një nga një fotografitë e shkrepura më 17 maj dhe që dëshmojnë rastet e dhunës së policisë ndaj protestuesve.

“O Zoti ministër që u mërzitët për trishtimin tim, unë trishtohem kur barbari godet popullin e tij, unë trishtohem për paaftësinë tuaj. Dhuna të denigron. Vetëm për ju dhuna është ligj. Nuk është kjo dhunë? (tregon foton nga protesta).
Cili është agresioni i këtij individi? Po mbrohet me duar para fytyrës… Dhunës tuaj nuk i kanë shpëtuar as gratë.

Zoti Ministër, të drejtat e njeriut janë të ndërvarura, të pandashme, universale. Shteti që ju drejtoni është i dhunshëm”, i tha Dhimitri Lleshajt.

 

Screenshot_2.jpgScreenshot_3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088179111480713
array(1) { ["section"]=> string(106) "deputetja-i-tregon-nga-foltorja-lleshajt-fotot-e-dhunes-trishtohem-kur-barbari-godet-popullin-e-tij-209019" }