Deputetja me dy fëmijët e saj rezultojnë pozitivë me Covid-19

Publikuar tek: rajon, më 13:17 05-08-2020 Deputetja me dy fëmijët e saj rezultojnë pozitivë me Covid-19

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Donika Kadaj ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajim e ka bërë me dije vetë deputetja me anë të një postimi në rrjetet socilae, ku shkruan se edhe dy fëmijët e saj kanë rezultura pozitiv me Covid-19.

Kadaj shkruan se së bashku me fëmijët është izoluar në shtëpi dhe se po ndjekin rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të mbajnë maskën, të ruajn distancën dhe kujdes ndaj higjenës.

Postimi i plotë:

Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.

Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097689628601074
array(1) { ["section"]=> string(68) "deputetja-me-dy-femijet-e-saj-rezultojne-pozitive-me-covid-19-216163" }