Deputetja publikoi foton pornografike në Kuvend, reagon ashpër ambasada britanike

Publikuar tek: aktualitet, më 10:05 19-05-2019 Deputetja publikoi foton pornografike në Kuvend, reagon ashpër ambasada britanike

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Parlamentin e Kososvës.

Deputetët miratuan projekt rezolutën për themelimin e tribunalit për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Mirëpo, në këtë senacë vëmendjen kryesore e mori deputetja Flora Brovina, e cila publikoi një fotografi, me të cilën pasqyronte dhunën seksuale të serbëve ndaj femrave shqiptare gjatë luftës.

Në foto ajo tha se janë ushtarët serbë që përdhunonjnë një grua shqiptare në sy të familjarëve të saj. Por ajo fotografi doli të ishte marrë nga një film pornografik dhe e gjithë kjo shkaktoi reagim të madh në Kosovë.

Në vazhdën e reagimeve është edhe Ambasada e Britanisë. Selia diplomatike e Britanisë përmes një postimi në Tëitterka theksuar se krimet e rënda duhet të hetohen nga institucionet e duhura dhe dhe jo oportunizmit politik.

“Të shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Kuvend këtë javë. Është e rëndësishme që pohimet për krime të rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura, mbi të gjitha duke i dhënë përparësi drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit, viktimat dhe familjet, sipas sundimit të ligjit dhe jo oportunizmit politik” shkruan Ambasada e Britanisë.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035455942153931
array(1) { ["section"]=> string(87) "deputetja-publikoi-foton-pornografike-ne-kuvend-reagon-ashper-ambasada-britanike-164847" }