Deputetja shqiptare rezulton me KORONAVIRUS, dyshohet se u infektua në PARLAMENT

Publikuar tek: rajon, më 15:08 13-07-2020 Deputetja shqiptare rezulton me KORONAVIRUS, dyshohet se u infektua në PARLAMENT Albena Reshitaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, e cila gjithashtu mban postin e kryetares të Komisionit për Shëndetësi, është infektuar me koronavirus.

Lajmin e bën me dije vetë deputetja e AAK-së, e cila thotë se po qëndron e izoluar në shtëpi, pas kryerjes së testit.

Dyshohet se deputetja Reshitaj është infektuar në parlamentin e Kosovës, pasi siç thotë ajo, simptomat e para iu shfaqën fill pas seancës të së premtes.

Një tjetër deputete e parlamentit të Kosovës, Eliza Hoxha është gjithashtu me Covi-19.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,

Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.

Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.

Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi.

Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK.

Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë.

dfsdfsdfffff.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095610618591309
array(1) { ["section"]=> string(86) "deputetja-shqiptare-rezulton-me-koronavirus-dyshohet-se-u-infektua-ne-parlament-213717" }